Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Trepça’89 është në epërsi me golin e shënuar nga Shala qysh në minutën e 8’të të takimit, shkruan IndeksOnline
Por, ajo se çfarë e mori vëmendjen në pjesën e parë të takimit ishte skena qesharake e një mbledhësi të topave që u fut në fushë në minutën e 46’të të takimit, ku detyroi gjyqtarin Genc Nuza ta ndalojë për një çast ndeshje.
Kështu, rezultati aktual i takimit është 0:1.