Lokale - eSIMy

Është duke vazhduar pa ndonjë parregullsi procesi zgjedhor në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Deri në ora 11:00, sipas të dhënave të KQZ-së, në të gjitha qendrat e vendvotimit në këtë Komunë kanë votuar 7 mijë e 352 qytetarë, apo 8.80 për qind.

Krahasuar me raundin e parë, sot në raundin e dytë, deri në ora 11:00 ka pasur rritje për më shumë se 1 mijë votues.

Në Komunën e Podujevës janë 45 qendra me 111 vendvotime. Të drejtë vote kanë 83 mijë e 562 qytetarë.

Votën e tyre e kanë hedhur edhe dy kandidatët për kryetar të Podujevës,  Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Ekrem Hyseni i LDK-së, të cilët bënë thirrje tek qytetarët që të dalin në votime./Llapi.info