Numërimi i votave në Turqi po vazhdon, ku ka një rënie të vazhdueshme të votave të presidentit turk, Recep Taip Erdogan.
Megjithatë, pas numërimit të 65.84 për qind të votave, Erdogan vazhdon të prijë me 51.33 për qind, ndërkaq lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu , ka 42.85 për qind të votave.
Numërimi po vazhdon dhe dy partitë më të mëdha politike po pretendojnë që janë përpara, madje opozita ka akuzuar median shtetërore për manipulim.
Në Turqi janë numëruar 54.56 për qind të votave, ku presidenti, turk Recep Taip Erdogan, vazhdon rënien – përkundër se vazhdon të prijë.
Kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave, Erdogan ka 51.87 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij Kilicdaroglu ka 42.28 për qind të votave.
Numërimi po vazhdon.