Një përplasje në autostradë mes një autobusi dhe një kamioni shkaktoi lëndime te dhjetëra udhëtarë në Gjermaninë lindore.
Përplasja ndodhi të martën në autostradën A 12 në shtetin e Brandenburgut midis qyteteve Storkow dhe Fredersdorf, njoftojnë mediat gjermane, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Policia tha se të paktën 52 persona u plagosën, 10 prej tyre me lëndime të rënda.
Në vendngjarje kanë dalë tre helikopterë, ambulanca dhe policë, ndërsa pjesa e autostradës është mbyllur.
Policia tha se kamioni, i cili po udhëtonte në drejtim të Berlinit, u përplas anash me autobusin kur ai u përpoq të ndryshonte korsinë. /Reporteri.net/.