Mbi 4 mijë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë
Belgjika ka raportuar për 262 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin e viktimave në këtë vend në 4,157.
Belgjika rradhitet vendi i pestë në Evropë për nga numri i viktimave, raporton BBC.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri i vdekjeve në Belgjikë është pas Italisë, Spanjës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Transmetuesi televiziv kombëtar RTBF ka raportuar se masa e izolimit të vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë një takim të mërkurën, për të diskutuar se kur do ta përfundojë atë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 530 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 31,119.
Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste “aktive” dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv./rel