Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Sipas IKShPK-së, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve.
Nga data 08 shkurt deri më 11 prill të këtij viti, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 283, me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.