Padyshim që Enver Hyseni është njëri nga gazetarët më jetëgjatë të fushës së medias në Podujevë.
Karrierën e nisi në qershorin e vitit 2000, duke u bërë pjesë e radios së parë llapjane, Radio Llapit.
Deri më sot, Hyseni mbi supe mban plotë 25 vite karrierë të bujshme dhe shumë të suksesshme.
Mbi 25 mijë emisione, mbi 3 mijë mysafirë në studio për të folur për tema të ndryshme në interes të llapjanëve.
Ai po ashtu, ka realizuar mbi 4 mijë reportazhe dhe kronika për tema të ndryshme përgjatë 25 viteve karrierë.
Enver Hyseni, është i nderuar edhe nga Komuna e Podujevës për kontributin e tij për gazetarinë në Podujevë.
Mirënjohje dhe dekorata të tjera nga shoqata dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
/Llapi.info/