Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë.
Gjithsej 2.500.993 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 787,960 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 204,178 raste, Italia me 181,228, Franca me 155,383, Gjermania me 147,103 dhe Britania me 124,743 raste.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82,758 raste, transmeton Anadolu Agency.
Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:
“Turqia (90.980), Irani (84.802), Rusia (52.763), Belgjika (40.956), Brazili (40.814), Kanadaja (36.831), Holanda (34.134), Zvicra (28.063), Portugalia (20.863), India (18.658), Peruja (16.325), Irlanda (15.652), Austria (14.873), Suedia (14.777), Izraeli (13.883), Japonia (11.847), Koreja e Jugut (10.683), Kili (10.507), Arabia Saudite (10.484) dhe Ekuadori (10.128)”.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 171.693 njerëzve deri më tani, ndërsa 658.114 njerëz janë shëruar.
Ndërkaq, aktualisht ka 671.186 raste aktive që presin të shërohen.