Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot kontratën me një operator për asfaltim rrugësh në fshatin Llapashticë, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja komunale, asfaltimi i rrugëve në këtë fshat kap koston e 132 mijë e 495 euro.
Komuna ka bërë të ditur se tenderin për t’i kryer këto punime e ka fituar “Grup i Operatorëve Ekonomik Quality Asphalt SH.P.K.; N.N.SH. ËORLD MEDIUM”, kompani kjo që ka ofruar çmimin më të ulët për këto shërbime.
Për këtë tender kanë aplikuar edhe disa kompani tjera për asfaltim rrugësh./Llapi.info








