Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka ndarë edhe mbi 100 mijë euro për asfaltim rrugësh në dy fshatra të saj, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatin Llugë dhe Konushec.

Operatori ekonomik që ka fituar është nga qyteti i Ferizajt, i cili ka ofruar edhe çmimin më të ulët për t’i kryer këto shërbime.

Për këtë tender të hapur nga komuna kanë aplikuar katër operatorë ekonomikë./Llapi.info