Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku.
Në raport shtohet edhe se, janë raportuar të kenë ndodhur 79 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 35 me të lënduar.
Po ashtu njoftohet edhe se 24 persona janë arrestuar, ku 17 janë dërguar në mbajtje.