Lëvizja VETËVENDOSJE! po shihet nga shumë ndërkombëtarë si zgjidhja e vetme për zhvillimin e Republikës së Kosovës.
“Ajo tashmë ka pranuar dhjetëra mesazhe mbështetëse nga politikanë, studiues, profesorë e aktivistë ndërkombëtar. Pas mbështetjes nga disa deputet të Bundestagut gjerman, njëri prej të cilëve edhe mbajti fjalë në tubimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, sot një mbështetje të tillë e ka publikuar edhe Peko Baxant, deputet austriak nga radhës e Partisë Socialdemokrate të Austrisë, në Këshillin Bashkiak të Vjenës”, thuhet në njoftimin për media.
Në videon e tij ai tregon se cilat janë elementet kryesore të cilat e kanë bërë Vjenën qytetin më të jetueshëm në botë dhe se si këto pika i ka të parapara edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! në prioritetet e saj qeverisëse.
Për më shumë, ndiqeni videon e cila ka titra në shqip.