Kylian Mbappe është i fundit në një seri lojtarësh të cilët u shpallën “Peleomi i ri”. Por, francezi ka predispozicion që të merr vërtet fronin e më të madhit të të gjitha kohërave.
Sulmuesi këtë e dëshmoi në ndeshjen e fundit të Francës kundër Andorrës. Kampionët e botës fituan lehtësisht (4: 0) me një rival të padenjë në kualifikimet për Euro 2020 dhe lojtari arriti një rekord të ri.
Ai në minutën e 11 të takimit realizoi golin e 100 si futbollist profesionist dhe me këtë ka lënë pas vetes Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Me vetëm 20 vjet e 173 ditë, ai shënoi golin njëqind në karrierën profesionale prej futbollisti.
Messi këtë gjë e bëri pothuajse dy vjet më vonë, gjegjësisht në kohën kur kishte 22 vjet e 97 ditë ndërsa Ronaldo arriti këtë shifër magjike të golave me 22 vjet e 356 ditë.
Ndryshe, 100 gola francezi i ka shënuar për skuadra të ndryshme duke përfshirë 27 për Monacon, 60 për PSG-n si në 13 për kombëtaren e Francës.