Kylian Mbappe është i fundit që ka folur rreth situatë së sulmuesit brazilian, Neymar.

Neymar është lidhur gjatë gjithë kësaj vere me një largim nga Paris Saint-Germain.

Destinacionet më të përfolura kanë qenë rikthimi te Barcelona dhe transferimi te Real Madridi.

Megjithatë, PSG nuk dëshiron që ylli i tyre brazilian të largohet lehtë nga Parc des Princes dhe kanë vendosur çmimi të lartë dhe afat largimi për lojtarin.

Rreth një largimi të mundshëm ka folur edhe bashkëlojtari i tij, Mbappe, i cili shpreson që Neymar të mbetet tek PSG.

“Dua që Neymar të mbetet me ne. Nuk dua që ai të largohet. Unë ia kam thënë këtë atij”, ka thënë Mbappe për mediat franceze.