Trashëgimtari i fronit të futbollit botëror është Kylian Mbappe dhe këtë e konfirmojnë 100 golat e arritura në nivel klubi, duke tejkaluar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në të njëjtën moshë.

Karriera e Mbappes ka qenë e shpejtë, duke e filluar fuqishëm në Monaco, ku ai i shënoi gjithsej 27 gola.

Që nga nënshkrimi për Paris Saint-Germain, fituesi i Kupës së Botës ka shënuar 73 gola në të gjitha garat.

Këto janë shifra që tregojnë se Mbappe është i prirur të dominojë sportin për dekadën tjetër, në të njëjtën mënyrë që bëri Ronaldo dhe Messi.

Në të njëjtën moshë, as Messi dhe Ronaldo nuk kishin arritur të shënonin 100 gola në nivelin e klubit.

Messi shënoi golin e tij të 100-të në karrierë në 16 janar 2010 kundër Sevilla në moshën 22 vjeç e gjashtë muaj.

Ronaldo e rriti më 27 janar 2008 në 22 vjet dhe 11 muaj. /Telegrafi/