Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka mbajtur mbledhjet inauguruese të kryesisë për dy forume të kësaj partie në Llap, shkruan Llapi.info.
Sipas komunikatës, kryetare e forumit të gruas të LDK-së në Podujevë do të jetë Fatlume Jaha, kurse i forumit rinor, Plator Ejupi.
Komunikata e plotë:
Mbahen mbledhjet inauguruese të kryesive të dy forumeve të LDK-së në degën e Podujevës; Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë të udhëhequra nga Fatlume Jaha, përkatësisht, Plator Ejupi.
Pjesëmarrës në këto dy takime ishte edhe kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.
Kryetari Hyseni premtoi bashkëpunim të plotë dhe mbështetje për formacionet e reja strukturore të degës, në mënyrë që ato të ndihmohen në arritjen e objektivave të parapara.
Edhe udhëheqësit e ri të dy strukturave me rëndësi të madhe për LDK-në në Podujevë, u zotuan për angazhim në rritjen e pjesëmarrjes dhe fuqizimin e strukturave në secilin lokalitet.
Në fund Kryetari Hyseni kërkoi nga dy strukturat e zgjedhura të hartojnë plane të punës dhe të aktiviteteve të përbashkëta në të cilin do të participojnë me pjesëmarrje, e mbështetje edhe kryesia dhe kryetari i degës.






