Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e dy personave të dyshuar dje në Prishtinë, të cilët dyshohet se kanë mashtruar një person duke i marrë rreth 500 mijë euro që nga gushti i vitit 2020 deri më tani, me premtimin se do të përfitojë shuma të mëdha duke i investuar në kriptovaluta.
Policia ka bërë të ditur se dje janë arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovar/e, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim dhe në vazhdimësi e kanë vënë në lajthitje përmes mashtrimit, viktimën mashkull kosovar kinse me qëllim që të tërheq apo të fitojë para nga kriptovalutat dhe kanë vepruar në dëm të pasurisë së tij, shkruan lajmi.net.
“Gjatë kontrollit në një lokacion janë sekuestruar disa dëshmi lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Shpërndaje