Lokale - eSIMy

Pas më shumë se 5 muaj, Policia në Podujevë ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për mashtrim, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, ndërkohë që është njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 22.07.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marrë para lidhur me një shitblerje dhe më nuk ia kishte kthyer as paratë as mallin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.inf