Lokale - eSIMy

Vetëm brenda një dite në marketet në Kosovë, ka fluturuar çmimi i një litre të vajit. Nga 1.75 sa ka qenë deri të marten, sot ka arritur në 3 euro e gjysmë.

Merret vesh se pronarët e bizneseve të mëdha fillimisht e kanë tërhequr sasinë e vajit nëpër depot ushqimore, duke shkaktuar panik te qytetarët, se ka mungesë të këtij produkti. Derisa sot e kanë ekspozuar me çmimin prej 3.49 euro. Mashtrimin e tregtarëve, për Gazetën Insajderi e ka zbuluar, njëri nga përgjegjësit për importin e vajit në Kosovë. Ai ka thënë se nuk ka pasur mungesë të vajit dhe se të hënën bizneset e kanë blerë nga ta vajin me çmimin normal. “Dyfishimi brenda natës i çmimit është kryekëput mashtrim i tregtarëve”, tha ai.

Përveç shtrenjëtimit të çmimit të bukës, miellit, derivateve, biletave të udhëtimit, në çmim marramendës ka arritur një litër vaji në Kosovë. Sot nëpër marketet ushqimore çmimi i vajit ka arritur në 3.49 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Duke i vënë në panik qytetarët, këto biznese e kanë kufizuar edhe sasinë e blerjes. Në rafte ku është i eksporzuar vaji, shkruan se vetëm katër shishe mund të marrin qytetarët.

Fillimisht këto markete siç merr vesh Gazeta Insajderi, e kishin fshehur sasinë e vajit nëpër depot ushqimore, duke lënë raftet pa këtë produkt, duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët të cilët nga frika se po mbesin pa vaj i ishin mësyr marketeve.

Ndërsa sot këto biznese e kanë eksozuar vajin me çmimin marrmendës.

Një prej përgjegjësve të një kompanie që merret me shitjen e vajit në Kosovë.

Ai ka dashur të mbetet anonim. Por, ka treguar për Insajderin për mashtrimet që i janë duke i bërë tregtarët me rritjen e çmimit të vajit.

“Ne iu kemi shitur vaj me 1.72 e 1.75. Trefishimi i çmimit është mashtrim nga ta”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Ai ka treguar se me këto çmime tregtarët e kanë blerë vajin para tri dite, me 7 mars.

Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ai ka thënë se është çuditur kur në raftet e marketeve ka parë çmimin e një litri vaji prej 3.5 euro, kur të njëjtin ia ka shitur marketeve me çmimin prej 1.75.

Rritja enorme e çmimit të vajit ka më së shumti kanë goditur xhepin e qytetarëve që ende jetojnë me page minimale me 170 euro. Në adresë të gazetës kanë arritur shumë ankesa të tyre.