Lokale - eSIMy

Qytetarët e Kosovës shpesh bien pre e mashtrimeve të cilat bëhen nëpër markete. Ndonëse në rafte vendosen tjera çmime, te arka ato ndryshojnë, shkruan Llapi.info.

Deri më tani asnjë rast nuk është evidentuar se në arkë është paguar më lirë se sa ishte çmimi në raft, por gjithmonë ndodh e kundërta. Konsumatori detyrohet t’i paguajë produktet më shtrenjtë në arkë.

E pre e këtyre mashtrimeve ka rastisur të jetë edhe një qytetar nga Podujeva. I njëjti në një artikull që ka blerë në “Grand Store” në Prishtinë, ka paguar më shtrenjtë se sa që është vendosur çmimi në të njëjtin artikull.

Këtë shqetësim ai e ka paraqitur në adresë të Llapi.info, ku edhe ka dërguar fotografitë. Në bazë të tyre, shihet se çmimi në fillim ishte 9.95 centë, ndërsa në arkë ajo është regjistruar për 11.95 centë.

Ndërkohë, këso mashtrimesh konsumatorët hasin thuajse çdo ditë në shumë markete të Kosovës, përkundër paralajmërimeve që u bëhen nga inspektorati i MTI-së./Llapi.info