Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shkëputur kontratën kolektive me SBASHK-un, të nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.
Në letrën e MASHT-it drejtuar SBASHK-ut, thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.
Kontrata kolektive në fjalë ishte nënshkruar nga SBASHK dhe Qeveria e Kosovës në 21 janar 2021, gjatë kohës kur kryeministër në detyrë ishte Avdullah Hoti.
Rrjedhimisht, sipas vendimit të Ministres Arbërie Nagavci, kontrata nuk ka legjitimitet me që në periudhën e nënshkruar u firmos nga një Ministër i një qeverie në detyrë.







