Lokale - eSIMy

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti në një konferencë për medie ka thënë se vendimet e marra sot vlejnë në gjithë territorin e Kosovës.

“Ne marrim vendime për Republikën e Kosovës në gjithë territorin e saj pra pavarësisht përkatësisë etnike apo përbërjjes së vendbanimeve natyrisht që kemi ligje që tregojn ë se cfarë bëhet e ndodh atëherë kur shkelen atë, por ne nuk e mendojmë këtë vetëm si dorë e fortë e ligjit të shtetit por edhe si dorë e ndihmës së institucioneve të shtetit sidomos të shëndetësisë, pra ashtu qysh vlejnë ligjet për të gjithë njësoj edhe ndihma shëndetësore vlen për të gjithë”, tha Kurti.

Qeveria ka vendosur ndërprerjen e transportit ndërurban në Kosovës, mbyllja e kufijve tokësor, nga  16 mars pezullimin e linjave të udhëtimit ajror përveç,  fluturimeve ushtarake.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë. 

Po ashtu qeveria ka marrë vendim për mbylljen e kafeterive ,bareve, pabeve dhe restoraneve.

“Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, shtoi Kurti.

Qeveria ka vendosur për mbylljen e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve.

Kabineti qeveritar ka urdhëruar që të reduktohet në veprimet esenciale çdo institucion përveç në shëndetësi së dhe siguri.

Urdhërohen kompanitë private që shumicën e aktivitetet t’i kryejnë nga shtëpia. Po ashtu është urdhëruar mbyllja e qendrave tregtare dhe ndalimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore.

U është bërë thirrje qytetarëve t’iu shmangen ambienteve të frekuentuara shumë. Gjithashtu Komisioni i Posaçëm qeveritar është plotësuar edhe me 4 anëtar. Ky komision tashmë ka 26 anëtarë.