Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie ka bërë të ditura masat e reja kundër COVID-19, njofton Llapi.info.
Vitia ka bërë të ditur se masat e reja hynë në fuqi me 4 maj, ndërsa lehtësimi i tyre do të bëhet në tri faza.
Ai ka bërë të ditur se nga e hëna do të zgjerohet koha e lirimit të lëvizjes së qytetarëve, nga 90 minuta në ditë, në tre orë në dy orare në dy ndërrime (para dhe pasdite).
“Masat ishin më të rënda sepse situata ishte rënduar. Por situata u përmirësua. Për herë të parë për 3 ditë radhazi numri i të shëruarve kalon atë të infektuarve. Sot jemi në gjendje t’i lehtësojmë disa masa”, tha Vitia.
Vitia prezantoi edhe masat e reja:
Hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në 3 faza
Nga 4 maj të hënën nis hapja dhe planifikohet deri 18 maj
Do të zgjerohet orari i lëvizjes deri në 3 orë, në 2 orare para dhe pas dite. Secila kategori ka mundësi t’i kryejë shërbimet e veta.
Hapen këto pjesë:
Ndërtimtaria dhe Patundshmëria
Tregtia e automjeteve dhe atyre me pakicë, pjesërisht
Zyrat e konsulencës
Orari dhe lista e veprimtarive të lejuara
FAZA 2 18 maj – 2 qershor
Tregtia me pakicë
Dentistët dhe fizioterapeutët
Floktarët dhe sallonet e ondulimit
Tregu i gjelbër
Gastronomia
Transporti hekurudhor
Transporti urban dhe ndërurban
Qendrat e thirrjeve
FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës
Transporti urban dhe ndërurban
Taksitë
Gastronomia
Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë
Hapja e kinemave
Hapja e teatrove
Hapja selektive e aktiviteteve sportive
Lirohen masat po varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së
Kalimi nga faza e parë në të dytën, varet nga ne
“Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet shëndetësore, atëherë ecim përpara”, tha ai.
Vitia shtoi se përkundër progresit, virusi nuk është zhdukur.
“Ai do të vazhdojë të jetë në mesin tonë. Nuk do të kemi më situatë normale. Ky s’do të jetë vit norma”, tha Vitia.