Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas njoftimit për vendosjen e masave të reja në vend.
Rukiqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se bizneset që po kufizohen duhet të mbështeten financiarisht 40 % nga Qeveria.
Kjo pasi, sipas tij, bizneseve që i është përgjysmuar orari i punës duhet të zvogëlojnë shpenzimet, që nënkupton të largojnë punëtorë nga puna.
Postimi:
Per masat e reja: Bizneset qe po kufizohen duhet te mbeshteten financisrisht
Kufizimi i orarit te punes ne disa sektore te ekonomise, rezulton me renie te qarkullimit, perderisa shpezimet mbesin fikse (qirate, pagat, etj). Ne shumicen e bizneseve qe do punojne me orar te kufizuar, nje pjese e rendesishme e qaekullimit krijohet ne orarin kur te njejtat duhet te mbyllen per shkak te masave te reja per parandalimin e perhapjes te pandemise.
Veprimi per masa te reja kufizuese do te duhej te percjellej me nje mase financiare ne perkrahje te ketyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit te pagave dhe qirave. Do t’i propozojme Qeverise qe kjo te behet, qe keto biznese te mbijetojne, ne te kunderten tw njejtat duhet te zvogelojne shpenzimet fikse, qe nenkupton te largojne punetore nga puna ose te mbyllen teresisht.