Pas shtatë vjetësh të konfliktit në Siri jeta për shumë refugjatë sirianë po vazhdon të bëhet më e vështirë.

Varfëria e madhe dhe vështirësitë në një situatë konfliktuoze kanë shtyrë që familjet të martojnë vajzat e tyre në moshe të re.

Sipas statistikave të sistemit të gjykatave në Jordani, martesat në moshë të re të fëmijëve refugjatë sirianë, më së shumti vajza, është në rritje.

Në vitin 2014, 15% e të gjitha martesave të sirianëve kishin përfshirë fëmijë, ndërsa tani kjo shifër është 36%.

Nga UNICEF kanë bërë të ditur se ka nevojë të punohet më shumë në mënyrë që t’u sigurohet vajzave një edukim dhe të thyhet cikli i varfërisë.