Shefi ekzekutiv i Facebok, Mark Zuckerberg, është parë me një byzylyk të dizajnuar për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve, derisa bënte ‘sërf’ të enjten.

Fotografitë e ndara nga TMZ tregojnë Zuckerbegun me një byzylyk Sharkbanz, në kyçin e këmbës gjatë shëtitjes në dallgë me dërrasën e tij të sërfit hidrofil në Kauai, Hawai.

Një zëdhënës i Sharkbanz konfirmoi se bashkëthemeluesi i Facebook, kishte blerë një pajisje Sharkbanz 2 nfa faqja e internetit e kompanisë.

Në fillim të këtij muaji, Zuckerberg postoi një video në bordin e ‘sërfit’. Në video ai duket se ka bartur byzylykun.

Byzylyku prej 84 dollarësh Sharkbanz, thuhet se mund të shmangë peshkaqenët duke lëshuar një rrymë elektrike që është krijuar për të mbajtur larg peshkaqenët, duke ndërhyrë në aftësinë e peshkaqenit për të ndjerë fushat elektromagnetike kur kërkon gjahun.

https://www.instagram.com/p/CO3JDi7nwYd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5b9e7d06-0d5a-4c0e-8089-4bbc60cf66ce