Lokale - eSIMy

Sulmuesi kroat Mario Mandžukić ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të këtij viti.

Mediumet italiane raportojnë se Mandžukić tashmë ka nisur kontaktet me West Ham Unitedin, ekip që është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

Mandžukić nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Maurizio Sarri, i cili e ka lënë edhe jashtë listës së Championsit dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet.

Ai ishte afër largimit gjatë afatit kalimtar të verës, por refuzoi ofertat nga Manchester Unitedi e PSG-ja. Mandžukić 33-vjeçar, ka kontratë me Juvenusin deri në vitin 2021 dhe me këtë ekip ka fituar katër tituj kampioni në Serie A.