Gazeta e respektuar franceze “L’Equipe” raporton se sulmuesi italian Mario Balotelli e kishte arritur peshën 100 kilogramë, gjë që është vërejtur pas rikthimit të tij në seancat stërvitore me Nice këtë verë.
Ish-sulmuesi i Interit, Manchester City dhe Milanit është kritikuar për paraqitjen e tij në barazimin e Italisë ndaj Polonisë të premten, me legjendën e Juventusit, Zibi Boniek që ka pohuar se ai ishte mbipeshë, transmeton Express.
Dhe tani, sipas së përditshmes franceze, Balotelli kishte 100 kilogramë peshë kur u rikthye më vonesë në stërvitje me klubin francez.
Plot 12 kilogramë më shumë se pesha e tij e regjistruar. Sipas një anëtar anonim të Nice, Mario nuk kishte bërë përpjekje për të humbur peshë duke menduar se do të largohej nga klubi.
Sipas gazetës, Super Mario ishte 6 kilogramë mbi peshë kur e bëri paraqitjen e parë për Nice këtë sezon, jo 15 siç pohoi Boniek.
L’Equipe shkruan se Roberto Mancini nuk është dashur kurrë ta fuste titullar Balotellin me formën dhe peshën që ka.






