Lokale - eSIMy

Mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo po kërkon largimin nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, raporton “Sport” të enjten.

Marcelo kas marrë disa oferta nga skuadrat tjera dhe është duke shqyrtuar seriozisht largimin nga Reali. Reprezentuesi i Brazilit është duke u kërkuar nga Juventusi, Arsenali, Milani e Paris Saint-Germaini. Marcelo 31-vjeçar ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022, transmeton Koha Ditore.

Te Reali gjendet që nga viti 2007 kur ishte transferuar nga Fluminense. Stinori i kaluar ishte mjaft i vështirë për Marcelon, pasi ai kishte humbur pozitën e titullarit te skuadra madrilene. Në total edicionin e kaluar luajti në 34 ndeshje, ndërsa shënoi tre gola e asistoi gjashtë sosh.