Lokale - eSIMy

Ngritja e çmimeve, sidomos e naftës dhe vajit, ka aktivizuar institucionet e shtetit. Edhe sot gjatë ditës, inspektorët kontrolluan pika të karburanteve e markete, ku edhe konstatuan manipulime.

Destinacion kishin pikat e karburanteve për të inspektuar nëse ka shkelje ligjore në ngritjen e cmimeve të naftës.

“Na duhen dokumentat kuponat e fundit të furnizmit, fakturat e shtijes me shumicë dhe fakturat me pakicë dhe ti shohim kuponat fiskal ndërsa inspektorat e ATK’së kërkojnë dokumente të tjera”, ishte kërkesa e inspektorëve drejtuar përgjegjësve në një pikë karburanti.
E aty bëhet matja e benzines dhe naftës nga zyrtarët e ATK’së.

Të gjitha dokumentet kontrollohen, më pas informohet menaxheri I pikës se pas matjeve ka ndryshime në sasisë.

“Gjatë matjës sasore është konstatuar se subjekti ka tre rezervuare ku janë konstatuar ndryshime tek sasia euro diesel me një tepricë 351 litra të sasia e rezervuarit është gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë litra dhe benzini mungesë 229 litra për procedura të mëtutjeshme përgaditet raporti”.

Në anën tjëtër aksioni I inspektoratit të Tregëtisë po zhvillohej edhe në marketat e Fushë Kosovës.

Sipas inspektuesve ngritje të cmimeve në ushqime esenciale ka, duke përfshirë edhe vajin.

“Ngritje të cmimeve janë shumë të lehta, ndërsa vaji është shitur nga data 05, 1.69 ndërsa nga data 08 e këtij muaji 1.99”

Dogana e Kosovës në një përgjigjë për RTK’në kanë thënë se në fillim të këtij viti deri më tash janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli të përpunua dhe 1.4 milionë litra vaj të papërpunuar ndërkaq vajrat ushqimore në import kanë variuar në cmim nga 1.22 euro deri në 1.45 euro. E që në markete janë shitur 3.49 cent.

Për ngritjen e cmimeve ka foluar edhe ministrja e Drejtësisë.

“Qeveria e republikës së Kosovës dënon ashpër të gjitha manipulimet, mashtrimet që janë bërë me cmimet”

Përvec komunës së Prishtinës, aksion të inspektoratit të Tregëtisë ka pasur edhe në komunat e tjera, në atë të Rahovecit, drejtoresha e inspektoratit ka treguar në Facebook se janë sekuestruar 4676 litra vaj në mungesë të dokumentacioneve ku edhe janë shqiptuar gjoba.

Inspektorati dhe policia dje në mbrëmje kanë mbyllur dy depo shkaku i dyshimeve për manipulim me çmimin e vajit. Një depo e Viva Fresh, dhe tjetra pronë e Super Viva, u mbyllën, pasi në to u gjetën sasi të madhe të vajit, të cilat dyshohet se ishin fshehur për ta nxjerrë më pas në treg pasi të rriteshin çmimet si pasojë e kërkesës së madhe të qytetarëve, e krijuar në masë të madhe nga panika.