Manchester Unitedi po planifikon që në verë t’i bëjë disa transferime, gjersa tashmë ka larguar disa lojtarë nga skuadra.
Djajtë e Kuq e mbyllën sezonin e kaluar në mënyrë jo të mirë, pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier, për të mos arritur kështu të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar bordit të klubit që në verë ta transferojnë Philippe Coutinhon dhe Ivan Rakiticin nga Barcelona.
Braziliani nuk është më në planet e skuadrës katalunase, andaj po mendojnë që në këtë verë ta shesin për një shumë rreth 130 milionë euro.
Të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Ivan Rakitici, i cili ka kohë që po lidhet me një largim nga Camp Nou, kështu që mund të transferohet te Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq i shohin dy anëtarët e Barcelonës si zëvendësues të Paul Pogbas që pritet të largohet dhe Ander Herreras tashmë të larguar nga Old Trafford.