Manchester City dhe West Hamit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

“Qytetarët” janë nikoqir të “Çekanëve” në takimin i cili pritet të zhvillohet në Etihad nga ora 15:00.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një serie pozitive me dy fitore radhazi dhe synon të tretën për të rrëmbyer kreun e renditjes, së paku përkohësisht.

Në anën tjetër, mysafirët e David Moyes kanë pësuar humbje pas katër fitoreve radhazi dhe synojnë që sa më shpejt t’i kthehen rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Gundogan, Rodri, Bernardo; Mahrez, Jesus, Sterling;

West Ham: Fabianski; Johnson, Zouma, Dawson, Cresswell; Rice, Soucek; Masuaku, Fornals, Benrahma; Antonio;