Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka reaguar pas raportimit të Llapi.info, për gjendjen e rrugëve kryesore të qendrës të pushtuara nga lloçi, transmeton Llapi.info
Lexo edhe: “Mozomakeq”, lloç deri në gju në rrugët e Podujevës
Maloku përmes një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur qeverisjen e të parit të Podujevës, Agim Veliu si të një emigranti.
Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:
Podujeva e qeverisur nga një Kryetar emigrant si Agim Veliu
Të dashur miq, kjo është gjendja e rrugëve të Podujevës këto ditë.
Nuk ka nevojë shumë për shpjegim sepse fotot po flasin shumë.
Siq duket opozita ka qëlluar e pafuqishme edhe ketë mandat e madje disa nuk e dijnë përgjegjësin e madhe të votës qe ju është besuar dhe pa pikë problemi kënaqën në vende turistike pa pasur fare brengë se për cfarë janë përfaqësues të popullit në Kuvendin Komunal të Podujevës.
Zë me i fuqishëm po del të jetë partia FJALA ndonëse nuk ka asnjë përfaqësues brenda Kuvendit sesa disa parti opozitare me përfaqësues.
Xhevdet Maloku
FJALA – Podujevë