Sociologu Fadil Maloku deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë deputetë të popullit, por të partive e klaneve mafioze.
Në një postim të tij në Facebook, Maloku ka thënë “kjo legjislaturë aktuale po konsiderohet më e dobëta pas luftës”.
“Edhe pse në këtë legjislaturë nuk po shohim ndonjë punë të madhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shumë ligje kanë mbet pa u votuar, por ama, ata nuk po i refuzojnë mëditjet dhe udhëtimet jashtë vendit”, ka thënë Maloku.
Sipas tij, “ideja e mocionit është vetëm një ‘lojë’ në tentativë, e Presidentit Thaçi, për ta disiplinuar (përmes LDK-së) qeverinë aktuale centaur, të Ramushit”
“S’ka asnjë shansë të vetme që deputetët aktualë, me (MOCION) gishtat e tyre, duke e rrëzuar këtë qeveri, t’i varrosin privilegjet dhe rrogat e majme që i gëzojnë”, ka thënë Maloku. “Sepse, atyre deri në fund të shtatorit, u numërohet mandati i plotë edhe për dy vitet e ardhshme. Definitivisht. Deputetet aktualë, janë duke synuar vetëm mbrojtjen e interesave të tyre, që ndërlidhen ekskluzivisht me pagat e majme, dhe me privilegjet. Kjo është një papërgjegjësi e plotë e këtyre njerëzve që morën si mundën votën qytetare…”, ka thënë më tej ai.