Lokale - eSIMy

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, atje janë miratuar masa të reja kufizuese edhe për udhëtarët që hyjnë në këtë shtet.

Sipas njoftimit, duke filluar nga data 21 gusht, për tu futur në Mal të Zi, secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat që janë: dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e COVID19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, janë miratuar masa të reja kufizuese. Për tu futur në Mal të Zi, secili qytetarët duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e COVID19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftim.

Masat e reja hyjnë në fuqi më 21 gusht dhe vlejnë deri me 10 shtator.