Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq e ka shfaqur gëzimin për shkak të marrëdhënieve të mirë të Malit të Zi me vendet e rajonit.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet me fqinjët janë shtylla të politikës së Jashtme.
Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do të merret me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por pret që ato të vazhdojnë.
Ai gjithashtu ka thënë se Mali i Zi do të votojë që Kosova të anëtarësohet në Interpol, sepse “nuk ka arsye për ndryshim të vendimit”.
“Ne jemi miq me të dy palët, nuk dëshirojmë tensione politike në rajon, sepse po të ketë, ne, si vend i vogël, do të kishim pasoja”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze.