Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Siç shihet edhe në pamje, ka qenë një djalë i ri, Klodian Alcani, i cili bëri të mundur neutralizimin e tij.

Lexo Edhe:
Momenti kur qytetari ndërhyn si polic për të ndaluar agresorin në sheshin “Skëndërbej”
Shoferi u neutralizua dhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur. Për fat të mirë ky incident u shmang pa lëndime në qytetarë.

Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.