Lokale - eSIMy

Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv.

Për xhudisten kosovare – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.

Ajo ka mposhtur në finale me Ippon në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izraliten, Gili Cohen.

Me këtë rast Kelmendi ka grumbulluar 700 pikë olimpike në rrugëtimin e saj për “Tokyo 2020”.