Lokale - eSIMy

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019” duke e mposhtur kundërshtaren ruse, Natalia Kuziutina.

Të dyja xhudistet garuan në kategorinë -52 kilogramë.

Pas pak minutash në Minsk të Bjellorusisë do të përballet në finale Nora Gjakova me kundërshtaren tjetër ruse, Daria Mezhetskaia, në kategorinë -57 kilogramë.