Lokale - eSIMy

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit. Xhudistja kosovare ka dominuar absolutisht ndaj kundërshtareve të saj

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit në Gjermani.

Në finale, kampionia olimpike e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Me këtë rast, xhudistja pejane e fitoi medaljen e dytë të artë në vitin 2019 pas asaj të fituar në Grand Prix të Tel Avivit.

Në gjysmëfinale, Kelmendi e kishte mposhtur xhudisten italiane Odette Giuffrida me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda e kishte mposhtur italianen edhe në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “RIO 2016”.