Lokale - eSIMy

Një maçok arriti të zbritet nga një lartësi rreth dhjetë metra nga Murat Gashi, pas qëndrimit katër ditor në maje të lisit këtu në rrugën “Hamëz Jashari” në kryeqytet.

Banorët tentuan vetë kapjen por dështuan, ndërsa ajo u bë e mundur falë shkallëve të një llamarinë punuesi.

Që nga e diela këta njoftuan edhe kompaninë e Hortikulturës e zjarrfikësit por pa sukses.

Komandanti i zjarrfikësve prishtinas Latif Zeka, i tha klanit se një ekip ka dal të martën në vendngjarje por kafsha ka ikur më lartë dhe kapja u pamundësua.

Nëse dikush e kishte apo do ta ketë në pronësi maçokun atë do të mund ta gjejë në një shtëpi të maceve në Hajvali.