Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurtit në Washington, të cilët u pritën nga sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

LVV-ja thotë SHBA-ja ka përmendur njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo Asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim, që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë – Serbi”, thuhet në njoftimin e LVV-së.