Lokale - eSIMy

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ka propozuar një draftrezolutë për dialogun, raporton Llapi.info.

Selimi ka shtuar se taksa nuk do t’i ftoh marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

 “Kosova dhe Amerika nuk i prishin raportet për shkak të taksës siç po keni dëshirë, por po ashtu edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë nuk rregullohen vetëm me një taksë siç po pretendoni ju”, ka thënë Selimi.

Selimi i ka kërkuar deputetëve ta votojnë një rezolutë që e ka propozuar në emër të LVV-së dhe LDK-së, cila i ka tri pika.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që do të rezultojnë me njohje reciproke

Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush, nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. K043/19, të datës 27 qershor 2019, është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedimet dhe/ose dialogun me Serbinë si dhe të bëjë përgatitjet për negociata e të negociojë lidhur me një marrëveshje të mundshme përfundimtare e cila do të rezultojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vijave të patejkalueshme të rendit kushtetues të Republikës sonë.

Më poshtë dokumenti: