Lutfi Haziri i LDK’së sonte për herë të parë pas zgjedhjeve ka thënë se partia e tij nuk do të bllokojë formimin e Qeverisë për kryeministrin, pasi ky post i takon partisë së parë, e që në këto zgjedhje fitoi Vetëvendosje.

Ai sonte në Debat Plus tha se ky është qëndrim i partisë.

Haziri ka thënë se me VV’në mund të dialogojnë për 1 milionë çështje tjera, por jo më për kryeministri.

“Ne kemi vendos parparim parazgjedhor se LDK e pranon fituesin dhe atyre iu takon mandati i kryeministrit. Kosova duhet me u mësu dhe me e respektu. Ky është vullnet i qytetarit dhe sovranit. Në momentin që zbardhet rezultati, LDK e pranon dhe ia uron. Mund të kemi 1 milion kërkesa tjera në tavolinë, por jo të ndarjes së funksioneve politike. Por në politika, por. Reformat kanë me qenë të rënda për ekzekutivin dhe Kuvendit, por të mira për qytetarin. Ai që e merr vec një votë më shumë, atij i takon kryemisnistri’’, ka thënë Haziri.