Një mjet i pa shpërthyer është gjendur dje rreth orës 14:10 minuta në fshatin Lupq të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it amerikan dhe FSK-së ka tërhequr mjetin shpërthyes pa ndonjë incident./Llapi.info