Lokale - eSIMy

Lumi Llap në fshatin Repë të Podujevës është “pushtuar” nga bërlloku, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihen shishet dhe bërlloku që thuajse kanë bllokuar rrjedhën e lumit, që këto ditë është shtuar nga reshjet e fundit të shiut.

Banorët kanë fajësuar ish-kryetarin Veliun për barrierën e vendosur nën urë, për çka siç thonë banorët, po del nga shtrati lumi dhe po ka vërshime në shumë pjesë të kësaj ane. Nga e njëjta, po grumbullohet edhe bërlloku i shumtë.

Duhet theksuar se lumi Llap në shumë pjesë është ndotur tejmase nga mbeturinat e shumta, lumë ky që tashmë është kthyer në deponi bërlloku./Llapi.info

This image has an empty alt attribute; its file name is 116583302_319493252536230_4162586301178164932_n.jpg