Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj ditë më parë ka njoftuar se në kuadër të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, është duke vazhduar pastrimi i shtratit të lumit Llap, njofton Llapi.info
Mirëpo, banorëve në fshatin Gllamnik, me pastrimin e lumit nuk janë të kënaqur. Banorët ku edhe kanë dërguar fotografitë në adresë të portalit, thonë se pastrimi i tij nuk po bëhet tërësisht, madje më shumë po ndotet.
Sipas banorëve, vetëm ekskavatori mundohet t’i largojë mbeturinat, derisa pas grumbullimit nuk është bërë largimi i tyre pasi që kamionët ngarkues as që janë parë.
Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara, grumbulli i mbeturinave vazhdon të jetë buzë rrjedhës së lumit./Llapi.info