Lokale - eSIMy

Asambleistja Luljeta Mucolli  – Azemi, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit Komunal të Podujevës, ka ngritur një shqetësim për rritjen e numrit të fëmijëve me devijime kurrizore.

Ajo ka kërkuar që të angazhohen të gjithë dhe ta luftojnë këtë dukuri, që sipas saj, është në rritje tek fëmijët tanë.

Shkrimi i plotë:

Sot në Kuvendin Komunal të Podujevës pata rastin të diskutoj për një shqetësim shumë të rëndësishëm lidhur me rritjen e numrit të fëmijëve me devijime të shtyllës kurrizore. Shëndeti i fëmijëve tanë duhet të jetë prioritet, prandaj nevojiten më shumë masa parandaluese, kontrollë të hershme dhe ndërgjegjësim për këtë problem.

Rinia është e ardhmja jonë, e ardhmja e këtij vendi dhe e këtij shteti.

Për këtë arsye, e kemi obligim të angazhohemi dhe ta luftojmë këtë dukuri.