Vdekja aksidentale e dy të rinjëve në autostraden “Ibrahim Rugova”, ka shokuar të gjithë.

Arianit Bytyqi 25 vjeç dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, vdiqen në urën e njëmbëdhjetë të autostradës, dhe të njëjtit ishin punonjës të kompanisë “Sharr Travel”.

Disa ditë pas vdekjes së tyre janë vendosur lule në shenjë kujtimi për ta.

Me këtë rast, pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se përherë do t’i kujtojnë.

Sipas tij, lajmi për vdekjen e tyre ka qenë si shkeptima e natës.

“Gjithmonë ishit të buzqeshur dhe të tillë do të ju kujtojmë, pa marrë parasyshë që lajmi i tmerrshëm ishte sikurse shkreptima e natës kur vjen dhe prishi qetësinë e familjes, miqve, dhe të gjithë atyre që ju kanë njohur nga afër !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Një humbje shumë e madhe për familjen, miqtë, shoqërinë, stafin dhe për mua që kisha kënaqësinë e veqantë të punojë me Ju,
Ju kujtojë me mallë…… Niti &Genti, gjitmonë do të jeni në zemrat tona….”, ka shkruar tutje ai.