Lokale - eSIMy

Feronikeli nga Drenasi ka arritur të shënojë fitore kundër Prishtinës, kështu edhe të shpallet kampion i Superligës së Kosovës për edicionin 2018-19.


Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Yll Hoxha në minutën e 73’.

Për Feronikelin, ky është titulli i tretë në histori, pas sukseseve të arritura në sezonet 2014/2015 dhe 2015/2016.

E, kjo humbje e fundit e cila përcaktonte kampionin padyshim se e ka tronditur nënkryetarin e Prishtinës, këngëtarin nga Llapi, Afrim Muçiqi.

Ky i fundit iu gëzua tejmase golit të shënuar Llapit në minutat e fundit nga Prishtina, e që kjo humbje e largoi klubin nga Podujeva nga gara për titull.

Ishte Mërgim Pefqeli ai i cili realizoi për Prishtinën ndaj llapjanëve, kur po zhvillohej minuta e 88’, gol ky që emocionoi shumë Muçiqin i cili edhe shpërtheu në lot, mirëpo këta lot nuk u kurorëzuan në fund me titull.

Sidoqoftë, Feronikeli përfundoi këtë edicion në pozitën e parë me 80 pikë, 5 pikë më shumë se Prishtina, ndërsa Llapi edicionin e përfundoi në pozitën e tretë me 69 pikë./Llapi.info

Video: Zëri.info